Zhvillimi i qëndrueshëm
Mbështetje për zhvillimin ekonomik lokal, planifikimin komunal dhe bashkëpunimin ndërkomunal.
Strategjia e KLGI-së për periudhën 2023-2030 është hartuar në harmoni me Programin Nacional për Zhvillim Ekonomik Lokal 2030 dhe me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm. Në këtë fushë instituti merret me planifikimin strategjik të komunave, zhvillimin ekonomik lokal dhe bashkëpunimin ndërkomunal.
Projekti Support for Stronger and Sustainable Municipalities (SSSM), i zbatuar në vitet 2017-2021 me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Norvegjisë, kishte ndër synimet e tij që planifikimi i qëndrueshëm komunal të bëhet pjesë e qeverisjes lokale.
Çfarë bëjmë
- Udhëzues për hartimin e strategjisë komunale për zhvillim ekonomik lokal
- Model i profilit ekonomik të komunave
- Doracak për bashkëpunim ndërkomunal
- Analizë e planifikimit, zhvillimit të projekteve dhe menaxhimit të kontratave në komuna
-
Qeverisja e mirë dhe demokracia lokale
Hulumtime dhe monitorime për transparencën, llogaridhënien dhe funksionimin demokratik të komunave të Kosovës.
-
Ngritja dhe zhvillimi i kapaciteteve
Trajnime, manuale dhe udhëzues për zyrtarët komunalë, ministritë e linjës dhe aktorët e shoqërisë civile.
-
Dialogu dhe zhvillimi i politikave
Analiza të politikave dhe dialog ndërmjet komunave, institucioneve qendrore dhe partnerëve për reformën e qeverisjes lokale.
-
Shoqëria civile dhe angazhimi qytetar
Monitorim i konsultimit publik dhe i financimit publik të OJQ-ve në komuna, së bashku me shoqërinë civile lokale.