Ngritja dhe zhvillimi i kapaciteteve
Trajnime, manuale dhe udhëzues për zyrtarët komunalë, ministritë e linjës dhe aktorët e shoqërisë civile.
Ngritja e kapaciteteve në nivel komunal është pjesë e punës së KLGI-së që nga themelimi. Programi kryesor është Akademia për Qeverisje Lokale, një program i avancuar trajnimi për zyrtarë të qeverisjes lokale, të ministrive të linjës dhe aktorë të shoqërisë civile, që zhvillohet që nga viti 2012.
Akademia ofron module trajnuese, ligjërata nga profesionistë, diskutime, punë në grupe dhe vizita studimore në rajon. Krahas trajnimeve, instituti ka botuar manuale dhe udhëzues praktikë për komunat.
Çfarë bëjmë
- Akademia për Qeverisje Lokale, me module trajnuese dhe vizita studimore
- Manuale për matjen e performancës, të ndikimit dhe të kënaqshmërisë së qytetarëve
- Udhëzues për komunikimin e komunave me aktorët lokalë
- Manual për shqyrtimin funksional të organizimit të administratës komunale
- Manual për lidershipin transformues në komunë
-
Qeverisja e mirë dhe demokracia lokale
Hulumtime dhe monitorime për transparencën, llogaridhënien dhe funksionimin demokratik të komunave të Kosovës.
-
Dialogu dhe zhvillimi i politikave
Analiza të politikave dhe dialog ndërmjet komunave, institucioneve qendrore dhe partnerëve për reformën e qeverisjes lokale.
-
Zhvillimi i qëndrueshëm
Mbështetje për zhvillimin ekonomik lokal, planifikimin komunal dhe bashkëpunimin ndërkomunal.
-
Shoqëria civile dhe angazhimi qytetar
Monitorim i konsultimit publik dhe i financimit publik të OJQ-ve në komuna, së bashku me shoqërinë civile lokale.