Shoqëria civile dhe angazhimi qytetar

Monitorim i konsultimit publik dhe i financimit publik të OJQ-ve në komuna, së bashku me shoqërinë civile lokale.

KLGI është partner zbatues i Programit për Angazhim Qytetar (CEA), program i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) i financuar nga USAID. Brenda këtij programi instituti përqendrohet në ngritjen e kapaciteteve të shoqërisë civile për të monitoruar standardet minimale të konsultimit publik në nivel lokal dhe fondet publike që u jepen organizatave të shoqërisë civile.

Instituti ka hartuar së bashku me KCSF-në metodologjitë e monitorimit dhe boton raporte vjetore me të dhëna për komunat, konkluzione dhe rekomandime. Organizatat lokale dhe aktivistët përfshihen drejtpërdrejt në monitorim.

Çfarë bëjmë

  • Raporte vjetore të monitorimit të konsultimit publik në komuna
  • Raporte vjetore të monitorimit të financimit publik të OJQ-ve në nivel lokal
  • Metodologji monitorimi që mund të përdoren nga organizatat lokale dhe qytetarët
  • Trajnime për qytetarinë aktive

Fushat e tjera

Të gjitha fushat