Qeverisja e mirë dhe demokracia lokale

Hulumtime dhe monitorime për transparencën, llogaridhënien dhe funksionimin demokratik të komunave të Kosovës.

KLGI punon për konsolidimin demokratik dhe mirëfunksionimin e institucioneve të nivelit lokal. Misioni i institutit përfshin rritjen e efikasitetit të qeverisjes lokale dhe të pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje.

Në këtë fushë instituti analizon raportet ndërmjet kryetarit të komunës, kuvendit komunal dhe qytetarëve, procesin buxhetor në komuna, përbërjen e kuvendeve komunale dhe cilësinë e shërbimeve që komunat u ofrojnë qytetarëve. Analizat mbyllen me konkluzione dhe rekomandime për komunat dhe institucionet qendrore.

Çfarë bëjmë

  • Analiza të procesit buxhetor komunal dhe të përfshirjes së qytetarëve në të
  • Hulumtime për përbërjen e kuvendeve komunale, përfshirë përfaqësimin e grave dhe të të rinjve
  • Udhëzues të praktikave të mira të transparencës dhe llogaridhënies në nivel lokal
  • Vlerësim i shërbimeve komunale me metodën e blerësit misterioz
  • Analiza të fushatave të zgjedhjeve lokale

Fushat e tjera

Të gjitha fushat