Në zyrat e Institutit KLGI, në një takim të veçantë, drejtori ekzekutiv z. Besnik Tahiri priti znj. Xhevahire Izmaku
Në zyrat e Institutit KLGI, në një takim të veçantë, drejtori ekzekutiv z. Besnik Tahiri priti znj. Xhevahire Izmaku, Kryetare e Komisionit Parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media. Ky ishte takim i karakterit iniciues për thellimin e bashkëpunimit dhe angazhimet e përbashkëta në funksion të fuqizimit të qeverisjes lokale.