Diskutim për ridizajnimin e skemës së granteve për Komuna, bizneset dhe shoqërinë civile
Punëtoria kishte për qëllim diskutimin e skemave të granteve për Komunat, OJQ-të dhe bizneset startup, me qëllim avancimin e zhvillimit socio-ekonomik rajonal të balancuar. Para së gjithash, u dhanë propozime që të avancohen proceset drejt krijimit të kushteve më të mira për biznese, infrastrukturë më të mirë në Komuna për zhvillim ekonomik, si dhe promovim të zhvillimit socio-ekonomik në bashkëpunim me shoqërinë civile.
